FOTO – Pasojat e luftës në qytetet e Ukrainës

11 Prill 2022 | 11:11

Ukraina po përballet me sulmet ruse që prej më shumë se një muaji, me luftime që kanë sjellë vdekjen e mijëra njerëzve, mes tyre civilë, dhe kanë shkatërruar shumë qytete.

Një pjesë e mirë e qytetarëve të Ukrainës, – plot 4,5 milionë sipas OKB-së -, janë detyruar ta lënë vendin e tyre për shtete më të sigurta.

Bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë nuk kanë sjellë armëpushim, ndërsa Rusia ka deklaruar se po i përqendron operacionet ushtarake në lindje të vendit, në rajonin e Donbasit.

Pavarësisht sanksioneve të shumta nga Perëndimi, dënimit të agresionit rus nga vende të të gjithë botës dhe përjashtimit të këtij shteti nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, duket se Rusia nuk ka plan të bëjë hapa mbrapa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026