Rusia mund të përdorë armë kimike në Mariupol, thotë Zelenski
Forcat Ukrainase po bëhen gati për betejën e fundit që të marrin kontrollin e qytetit port, Mariupol, i cili është marrë peng nga forcat ruse.
Presidenti ukrainas Zelenksi tha se me mijëra persona mund të jenë vrarë gjatë sulmeve në qytetin jugor.
Ai paralajmëron se forcat ruse gjatë përpjekjes për të marrë Mariupolin mund të përdorin armë kimike kundër atyre që e mbrojnë.
“Një nga zëdhënësit e pushtuesve rusë ka thënë se ata mund të përdorin armë kimike kundër atyre që mbrojnë Mariupol. Ne e marrim shumë seriozisht paralajmërimin. Dua t’u kujtoj liderëve botërorë se përdorimi i mundshëm i armëve kimike nga Rusia është diskutuar. Nëse ndodh, do të thotë se reagimi ndaj agresionit rus duhej të jetë shumë më i ashpër dhe më i shpejtë”, tha Zelensky
Takimi i kancelarit austriak Karl Nehamer në Moskë me presidentin Putin u kritikua nga lideri polak, ku sipas Nehamer bisedimet ishin të vështira.
“Pas takimit me presidentin Putin nuk jam shumë optimist. Ofensiva ushtarke në lindje të Ukrainës është mirë përgatitur”, tha Nehamer.
Por, Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki, ka shprehur hapur kritikat e tij për këtë takim duke thënë se Rusia ka kryer krime lufte.
“Në këtë fazë të luftës, kur Rusia tashmë ka kryer krime lufte, nuk duhet folur me kriminelët dhe unë nuk kam ndryshuar qëndrim për këtë çështje”, tha Mateusz Moraiecki
Ministria e Mbrojtjes ruse shprehet se ka goditur një automjet të blinduar ukrainas dhe se zyrtarët perëndimorë thonë se Rusia po përpiqet të “dyfishojë ose ndoshta edhe trefishojë” forcat e saj në Donbas.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës