Kurti: Serbia të distancohet nga Kremlini

12 Prill 2022 | 12:40

Kosova e ka shprehur hapur dhe me vendosmëri qëndrimin e saj për luftën në Ukrainë.

Gjatë pjesëmarrjes në forumin ekonomik të zhvilluar në Greqi, kryeministri Albin Kurti u shpreh se Serbia është një aleate e ngushtë e Rusisë e cila sipas tij, ka interesa edhe në Ballkanin Perëndimor.

“160 km larg nga Prishtina, kryeqyteti i Republikës se Kosovës, në Serbi, në Niç, ka një Qendër humanitare Ruse. Andej bëhet një luftë hibride qe ka të bëjë me ekonominë, por edhe me median. Për shembull, menjëherë pas agresionit të pushtimit rus në Ukrainë, faqet e para të mediave serbe ishin plot me lajme se si Ukraina po sulmonte Rusinë. Dhe nga ana tjetër, qendra e Sputnik në Ballkanin Perëndimor është në Beograd. Prandaj jemi të shqetësuar se lufta hibride ruse nuk kufizohet vetëm me fqinjët e Federatës Ruse në Evropë, por edhe në Ballkanin Perëndimor ku ata kanë Serbinë si aleate të ngushtë”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.

Kurti theksoi se pas agresionit të Rusisë, nuk mund të vazhdojnë mënyrat e vjetra të zgjerimit të BE-së dhe NATO-s.

Sipas tij, metodat e vjetra nuk do të sjellin një të ardhme dhe se fleksibiliteti është forcë, e jo dobësi.

“Unë mendoj se Serbia dëshiron paratë evropiane, armët ruse, investimet kineze dhe duan tolerancën amerikane. Por unë besoj se shumë shpejt ata nuk do të mund të ulen në disa karrige dhe së shpejti do të marrin një vendim shumë më të mirë.  Shpresoj se ata do të distancohen nga Kremlini dhe më në fund do të lejojnë Ballkanin Perëndimor  të bashkohen në BE dhe NATO-s. Ne mendojmë se paqja afatgjatë dhe stabiliteti i qëndrueshëm mund të sigurohen nëpërmjet orientimit drejt Brukselit, i cili është një kryeqytet i dyfishtë i BE-së dhe NATO-s”, tha Kurti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026