36 të infektuar, asnjë viktimë nga COVID-19 në Shqipëri
12 Prill 2022 |
19:21
Nga 877 testime në 24 orë, 36 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete prej virusit, ndërsa 63 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në 270 441.
Aktualisht janë 337 raste aktive. 8 pacientë po marrin mjekim në spital, nga ku një prej tyre është në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar,” – thuhet në njoftimin e përditshëm nga ministria.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik