Anija luftarake ruse në Detin e Zi dëmtohet nga zjarri

14 Prill 2022 | 07:57

Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se anija luftarake që udhëheq flotën në Detin e Zi është dëmtuar seriozisht për shkak të një zjarri.

Rusia thotë shkaku i zjarrit nuk është specifikuar ende, por po hetohet.

“Municionet e kryqëzorit Moskva kanë shpërthyer si pasojë e një zjarri në anijen luftarake, ku anija është dëmtuar rëndë. I gjithë ekuipazhi është evakuuar, ndërsa shkaku i zjarrit po hetohet”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes Ruse.

Sipas Ukrainës, anija, cila është 186 metra e gjatë, është goditur nga raketa Neptun e vetë rusëve.

Ndihmësi presidencial ukrainas Oleksi Arestoviç tha se shpëtimtarët rusë nuk ishin në gjendje të arrinin anijen, e cila mund të ketë deri në 510 anëtarë të ekuipazhit në bord.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026