Pa para në gjykatë, historia e nënës që ngulmon për kujdestarinë e fëmijëve

14 Prill 2022 | 12:46

Është 30 vjeç dhe ka 3 fëmijë të moshave 11, 10 dhe 7 vjeç. Jetonte me ta si nënë e vetme.

Deri kur një zjarr i dogji shtëpinë dhe ia ktheu jetën përmbys. Humbi jo vetëm banesën, dhe kujdestarinë e fëmijëve pasi nuk u siguronte më strehim.

“Më mungon shumë era e fëmijëve të mi. Do bëj gjithçka që t’i marr sepse nuk ishte dëshira ime ti dërgoja në jetimore”, shprehet ajo.

Djemtë i takon shpesh në jetimore, edhe pse ka më shumë se 3 vjet që nuk jetojnë më me të.

Prej disa muajsh ka nisur betejën ligjore për të rimarrë kujdestarinë e tyre me ndihmën e një avokati të paguar nga shteti. Tashmë e ka mundësinë e një shtëpie ku të jetojë.

“Është vend i vogël, por për mua dhe fëmijët është mjaftueshëm. I kam krijuar mundësinë të rrimë bashkë”, tregon nëna e re.

Si kjo zonjë ka shumë të tjera. Gratë kanë më shumë vështirësi për të paguar avokatin dhe tarifat gjyqësore, ndaj shfrytëzojnë ndihmën juridike falas.

Ato shkojnë në gjykatë më së shumti për probleme familjare dhe çështjet e divorcit.

“Kryesisht janë viktimat e dhunës në familje, të abuzuarit seksualisht, fëmijët në konflikt në ligjin. Gratë e dhunuar që kërkojnë urdhër mbrojtje, por dhe ata që kërkojnë njohjen e vjetërsisë për pension, ose që kanë konflikt me bashkinë”, shprehet Drejtor i ndihmës juridike falas,  Ergys Qirici.

Çdo muaj pranë drejtorisë së ndihmës juridike, vijnë mesatarisht 58 kërkesa këshillim juridik apo dhe avokatë falas për t’u përfaqësuar në gjyq.

Zotëria është në proces gjyqësor për arsye pronësie. Ai gjithashtu po aplikon për të pasur ndihmë falas nga shteti.

“ Më caktuan një avokat falas, që mos  paguaj pasi jam invalid”, tregon ai.

Të përfitosh ndihmën juridike falas nga shteti duhet të kesh të ardhura nën 30 mijë lekë ose të jesh pjesë e kategorive në nevojë.

Por, jo të gjithë i përmbushin kriteret megjithëse kanë nevojë për ndihmë juridike.

Komiteti shqiptar i Helsinkit ka vënë në dispozicion avokatët e tij, ashtu si dhe disa zyra të mëdha juridike. Kryesisht ata përfaqësojnë kauza ose grupime qytetarësh.

“Tek ne adresohen qytetarët që janë pjesë e grupeve vulnerabil. Por ka edhe qytetarë që nuk kanë gjetur drejtësi”, thotë  Erdion Macolli nga Komiteti shqiptar i Helsinkit.

Për të dhënë ndihmën ligjore falas, dhoma e avokatisë ka vënë në dispozicion 200 avokatë.

Avokatët paguhen nga shteti kur vendimi i gjykatës merr formë të prerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026