Mariupoli do të vazhdojë të luftojë, thotë kryetari i qytetit
Kryetari i qytetit të Mariupolit, Vadim Boiçenko, tha të enjten se qyteti nuk do dorëzohet.
“Mariupoli ishte, është dhe do të vazhdojë të jetë një qytet ukrainas”, u shpreh ai.
Boiçenko i quajti lajme të rreme raportet ruse se porti i qytetit ishte kapur dhe se më shumë se 1000 luftëtarë ukrainas ishin dorëzuar.
“Qyteti po mbrohet ende nga regjimenti Azov i ushtrisë ukrainase dhe forcat detare”, tha Boiçenko.
Qyteti ka qenë i rrethuar nga trupat ruse dhe separatistët pro-rusë për javë të tëra.
Pjesa më e madhe e tij është shkatërruar dhe kushtet humanitare për banorët e mbetur janë katastrofike.
Ndërkohë, rusët vazhduan të bombardojnë rajonet e Harkivit, Donjeckut dhe Zaporizhjas gjatë natës, tha Shtabi i Përgjithshëm ukrainas në raportin e tij të mëngjesit të së enjtes.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren