Tabaku: SPAK t’i hetojë 3 inceneratorët në një çështje
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kërkon nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), që të bashkojë çështjet për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit në një të vetme, në mënyrë që të nisë një hetim i thelluar për çdo individ të përfshirë.
Sipas Tabakut, kryeministri Edi Rama ka përdorur si albi për ndërtimin e këtyre impianteve, një vendim të vitit 2014, ku pretendohej se ishte shpallur emergjenca mjedisore në Shqipëri.
Ajo shprehet se i ka bërë një kërkesë Ministrisë së Turzimit dhe Mjedisit për të marrë informacion në lidhje me këtë vendim. Sipas Tabakut, përgjigja ishte se një vendim i tillë nuk ekziston në protokollin e ministrisë.
Deputetja nënvizoi se Rama ka angazhuar të gjithë resurset qeveritare për atë që ajo e kondiseron si vjedhjen e shekullit me vlerë 430 mln euro.
Buxheti i shtetit paguan 90 mijë euro në ditë për inceneratorët ndërkohë që vendi është në krizë, thotë Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta