Meta: Raporti për arsimin në Shqipëri, kambanë alarmi

15 Prill 2022 | 13:28

“Renditja e Shqipërisë e fundit në rajon dhe Europë për cilësinë e arsimit është një sinjal i fortë alarmi për të gjithë shoqërinë”.

Kështu deklaroi presidenti Ilir Meta gjatë një konference për mediat, ku nënvizoi se kjo situatë është një kambanë alarmi.

“Është një kambanë që bie jo vetëm për qeverinë, por për parlamentin në mënyrë të veçantë, për shoqërinë civile, për organizatat rinore dhe mënyrë të veçantë për çdo familje shqiptare”, tha kreu i shtetit.

Sipas presidentit është e patolerueshme që të kemi rreth 40% të popullsisë të moshës 25-39 vjeç vetëm me arsim fillor.

Pyetjes së “Euronews Abania”, se a ka ndonjë emër për pasuesin e tij në detyrë, Meta u shpreh se e rëndësishme është që Presidenti i ardhshëm të respektojë Kushtetutën dhe të mbrojë interesat e popullit.

“Nuk kam asnjë emër. Për mua është e rëndësishme që Presidenti i ardhshëm të respektojë Kushtetutën, të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e popullit. Të udhëhiqet nga integriteti kombëtar dhe interesi kombëtar. Kjo është për mua e rëndësishme”, tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026