Mbi 900 trupa civilësh janë gjetur në rrethinat e Kievit, thotë policia
Më shumë se 900 trupa të pajetë civilësh janë zbuluar që kur ushtria ruse u tërhoq nga zona, tha kreu i policisë rajonale të Kievit gjatë një konference të premten.
Andrii Niebytov deklaroi se trupat u ekzaminuan dhe u transferuan në institucionet mjekoligjore për ekzaminim të detajuar.
Niebytov tha se disa nga njerëzit që ishin qëlluar për vdekje kishin shirita të bardhë në krahë në përpjekje që të mbroheshin nga forcat ruse.
“Gjatë pushtimit të qyteteve tona, pushtuesit i detyronin qytetarët që të mbanin shirita të bardhë, si shenjë se ishte kontrolluar, prandaj qytetarët tanë për të shpëtuar jetën e tyre i mbanin vetë këto fasha për t’u mbrojtur nga të shtënat me armë”, tha ai, teksa shtoi se edhe kjo masë nuk kishte funksionuar gjithmonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë