GDP e Ukrainës mund të bjerë deri në 50%, thotë ministri ukrainas

16 Prill 2022 | 15:47

Prodhimi i Përgjithshëm Bruto (GDB) i Ukrainës mund të bjerë në nivelet midis 30 dhe 50% këtë vit, sipas Ministrit ukrainas të Financave, Serhiy Marchenko.

Deklarata e tij, u bë ditën e sotme gjatë një interviste televizive, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Ukraina po përballet me mungesë të ushqimeve, për shkak të anijeve luftarake ruse që bllokojnë portet e vendit dhe tregtinë në Detin e Zi.

Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia po krijon krizë ushqimore jo vetëm në Ukrainë, por edhe në vende të tjera të botës.

Kjo pasi anijet ruse të cilat qëllojnë anijet tregtare ukrainase po pengojnë Ukrainën të eksportojë misër, grurë dhe vaj vegjetal.

Ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026