Besimtarja katolike nga Shkodra rrëfen simbolikën e festës së Pashkës
71-vjeçarja Angjelina Gurakuqi ashtu si çdo vit i ka lyer me ngjyrën tradicionale vezët e Pashkës. Në familjet e vjetra katolike në Shkodër kjo festë ndër vite kremtohet me fanatizëm.
“Veza e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit, është një gjë e shenjtë, shpirtërore. Jezu Krishti ka vdekur të shtunën dhe një ditë mbas të shtunën është festuar Pashka, pra i ka qëlluar ditë e diel gjithmonë”, tregon Angjelina.
Pashkën do e festojë me familjen, ku si çdo herë nuk mungojnë ushqimet tradicionale.
“Me nusen, me djalin, edhe me tre fëmijët. Kur kemi shkuar të bekojmë kemi çuar vezën, djathin, hudhrën”, thotë e moshuara.
Edhe në kohën e komunizmit, pavarësisht se e ndaluar, gjithmonë gjendej një mënyrë për të festuar Pashkët.
Ajo që sot i mungon Angjelinës janë vizitat që bëheshin tek të afërmit. Sipas saj, sot një pjesë e traditave kanë ndryshuar.
“Tani është ftohur gjithçka, jemi dashur më shumë, s’kemi pasur armiqësi me njeri tjetrin”, shprehet 71-vjeçarja.
Pashka është një nga festat më të rëndësishme të të krishterëve në mbarë botën. Të shtunën para Pashkës, katolikët i drejtohen kishës për të kryer bekimin e vezëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 17:27 Netanyahu “sfidon” Mamdanin: Do të marr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pavarësisht kërcënimeve
- 17:26 Marrëveshje me vlerë 302 mln dollarë për mbrojtjen, si do përdoret huaja e SHBA-ve
- 17:09 Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht
- 17:06 Të shtëna me armë jashtë konsullatës amerikane në Toronto, hera e dytë këtë vit
- 16:52 Rumania shpall punonjësin e Ambasadës Ruse person “non grata” pas ndërhyrjeve me dronë
- 16:46 Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)