Zelenski kërkon parapërgatitje për sulm bërthamor nga Rusia
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka paralajmëruar se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës në mënyrë katastrofike.
Ai bëri thirrje që bota të përgatitet për më të keqen dhe të marrë masa për të siguruar rezerva të ilaçeve kundër rrezatimit si dhe të ndërtojë strehime për sulme ajrore.
Paralajmërimin e fortë, Zelenski e ka bërë gjatë një interviste të shtunën në mbrëmje për mediat lokale në Ukrainë, shkruan “Daily Mail”.
“Ne nuk duhet të presim momentin kur Rusia të vendosë të përdorë armët bërthamore, duhet të përgatitemi për këtë gjë. Rusia mund të përdorë çdo armë, jam i bindur për këtë”, tha ai.
Intervista e tij u transmetua në gjashtë faqe informative ukrainase.
Të premten, Zelenski tha se Putin për shkak të dëshpërimit mund të përdorë armë bërthamore taktike kundër rezistencës së Ukrainës.
Moska në shenjë hakmarrjeje për fundosjen e luftanijes ‘Moskva’ ka kryer bombardime në tetë qytete, përfshirë Kievin.
Këto komente të presidentit ukrainas, vijnë pas deklaratës së bërë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov për CNN, ku tha se Moska mund të përdorë armë nukleare në Ukrainën në rast të ‘një kërcënimi ekzistencial’.
Anija ‘Moskva’, konsiderohet si një humbja më e madhe e marinës ruse që prej 1945.
Ukraina thotë se e kanë goditur luftanijen me dy raketa ‘Neptune’ të lëshuara nga porti i Odesës.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht