Serbia do vijojë miqësinë me Moskën dhe Pekinin, thotë Vuçiç
“Serbia do të vazhdojë miqësinë me Rusinë dhe Kinën”. Kështu deklaroi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në një takim me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandër Kharchenko.
Vuçiç nënvizoi se Serbia do të ruajë partneritetet dhe marrëdhëniet tradicionale me Moskën dhe Pekinin.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik mes Serbisë dhe Rusisë.
Presidenti serb shtoi se shumë shpejt do të nisin bisedimet mes dy shteteve për kontratat e reja të furnizimit me gaz.
Serbia votoi kundër Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në lidhje me këtë vendim, Vuçiç u shpreh se Serbia ka dashur të abstenojë nga votimi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, por për shkak të presionit u votua pro rezolutës.
Së fundmi Serbia ka blerë edhe armë nga Kina.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta