Rama: I hapur për ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjen e Presidentit
Kryeministri, Edi Rama është shprehur i hapur për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që Presidenti të zgjidhjet me votim të drejtpërdrejtë nga qytetarët.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, të martën, Rama theksoi se për të shkuar në këtë pikë, duhet që Presidenti i zgjedhur nga populli të ketë disa “kompetenca” pasi aktualisht “Shqipëria është një republikë e pastër parlamentare”.
“Shqipëria mund të zgjedhë një president nga populli nëse do të ndryshojë ngrehinën e vet Kushtetuese dhe do t’i japë presidentit disa instrumente që të ketë peshën dhe zërin e vete bazuar në atributet që i jep Kushtetuta”, tha kreu i PS.
Kryeministri shtoi se kjo çështje mund të vendoset me referendum dhe pritet të jetë një nga pyetjet që do t’i drejtohen qytetarëve në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar.
Për zgjedhjen e presidentit të ri që do të zëvendësojë Ilir Metën, Rama tha se do të ketë konsultime për emrat por ato nuk do të bëhen publike.
Në mbledhjen e sotme të grupit të PS, deputetët socialistë do të propozojnë tre emra për kreun e ri të shtetit.
Nga 19 prill deri më 29 prill, PS do të zhvillojë konsultime me deputetët e saj, opozitën dhe shoqërinë civile për zgjedhjen e Presidenti konsensual.
PS ka kërkuar që më 4 maj të mbahet seanca e parë në Kuvend për votimin e Presidentit të ri. Në tre raundet e para kërkohen 84 vota, ndërsa në raundin e katërt dhe të pestë mjafton shumicë e thjesht.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus