Banorët e Kievit janë optimistë se do ta fitojnë luftën
Banorët e Kievit shprehen besimplotë tek fitorja e ushtrisë ukrainase në betejën për kontrollin e rajonit të Donbasit, në lindje të vendit.
“Në Donbas situata është shumë e vështirë, por jam i sigurt se trupat tona do mbijetojnë përballë këtyre vështirësive dhe do arrijnë fitoren”, tha një burrë.
“Kam parandjenjën se do të fitojmë. Nuk e di përse, por kjo ndjesi nuk ikën prej meje. Është ndjesia e fitores sonë”, tha një grua.
Banorët e kryeqytetit pritën të martën në radhë të gjata pranë zyrave të postës qendrore, për të blerë një pullë të re që portretizon një ushtar ukrainas që ironizon anijen luftarake ruse “Moskva”, e cila u mbyt teksa përpiqej të bombardonte qytetin e Mariupolit.
Pulla është një homazh ndaj ushtarit ukrainas Roman Gribov, i cili u kap nga trupat ruse pasi i sfidoi ato me një mesazh përmes të cilit u bënte thirrje të largoheshin.
Rusia ndërmori të martën sulmin e shumëpritur masiv, duke marrë nën kontroll qytetin e parë pas dërgimit të mijëra trupave për atë që Kievi e ka quajtur “Beteja e Donbasit”, një fushatë për marrjen e dy rajoneve, Luhanskut dhe Donjeckut.
Gjatë bombardimeve ndaj qyteteve lindore Kharkiv dhe Kramatorsk, 5 persona mbetën të vrarë dhe 16 të tjerë të plagosur.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:34 Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit