Raporti i ‘Freedom House’: Shqipëria pa përparim në demokraci
Organizata “Freedom House” vlerëson se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim në kriteret e demokracisë.
Në raportin vjetor për Vendet në Tranzicion të kësaj organizate, Shqipëria vazhdon të përcaktohet në kategorinë e shteteve me institucione të brishta dhe ku zbatohen plotësisht të drejtat politike dhe lirive civile.
Sipas raportit qeverisja në nivel kombëtar është demokratike, por e dominuar nga politika partiake klienteliste.
Në dokument nënvizohet se zgjedhjet janë përgjithësisht konkurruese, por ato shpesh dëmtohen nga blerja e votës dhe manipulimi i votave.
Sa i përket sistemit gjyqësor, sipas raportit vijon të jetë nën një proces të vazhdueshëm verifikimi të pastërtisë së figurës së anëtarëve të tij deri në fund të vitit 2024, e për rrjedhojë funksionon vetëm pjesërisht.
Po kështu nënvizohet se korrupsioni vazhdon të jetë ende i përhapur në Shqipëri, duke shkaktuar mosfunksionim në degë të ndryshme të qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid