Alibeaj: Nuk mund të degradojë zgjedhja e presidentit në emra të futur në zarfe
Edi Rama nuk e ka të drejtën të zgjedhë presidentin e Republikës, pasi 4 deputetë të tij nuk përfaqësojnë më zërin e qytetarëve.
Kështu u shpreh për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
“Dy janë pas qelisë, dy të tjerë janë dizajnuar si non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit”, u shpreh Alibeaj.
Alibeaj tha se “nuk mund të degradojë procesi i zgjedhjes së presidentit me emra të futur në zarfe”.
Grupi Parlamentar i PS-së u mblodh të hënën për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri, ku deputetët shkruajtën në zarfe propozimet e tyre.
Sipas Alibeajt, duhet vendim kolegjial për zgjedhjen e presidentit.
Alibeaj tha se Grupi Parlamentar i PD-së do të mblidhet sërish të enjten, ku do të merren opinionet e secilit deputet për të dalë në një qëndrim të përbashkët.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara
E rëndë në Ksamil, gjendet trupi i pajetë i një peshkatari. Detajet e para (VIDEO)
Opozita kërkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat me Gjiknurin
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend