Ukrainasi ‘gjurmon’ ushtarët rusë me anë të kufjeve të tij Apple AirPods

22 Prill 2022 | 18:45

Vitaliy Sementes u largua nga shtëpia e tij në kryeqytetin ukrainas të Kievit, pak pasi trupat ruse nisën sulmet atje.

Para disa ditësh, ai u kthye sërish për ta gjetur apartamentin e tij të bastisur dhe shumë prej sendeve të tij personale të zhdukura.

Por, ai u kujtua për kufjet e tij AirPods të cilat i kishte lënë mbrapa para se të arratisej.

Gjëja e parë që bëri ishte të ndizte modalitetin ‘Find My App’ i cili i lejon përdoruesit të gjurmojnë sendin e tyre të humbur.

Pas kësaj, ai zbuloi se kufjet e tij kishin kaluar kufirin dhe gjendeshin në rajonin rus të Belgorodit.

Ai e postoi menjëherë në Instagram këtë lajm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vitaliy Semenets (@vitaliysemenets)

 “Rreth 60% të apartamenteve në kompleksin tonë ishin bastisur dhe unë u kutjova për kufjet e mia dhe desha menjëherë të shihja nëse ishin ende në shtëpi apo jo. U habita kur pashë se ato ishin larguar kaq shpejt nga Ukraina dhe gjendeshin diku në Rusi,” – i tha ai Euronews Next.

Më herët gjatë këtij muaji, Ministria e Mbrojtjes Ukrainase deklaroi se trupat ruse kishin bastisur disa shtëpi ukrainase dhe i kishin shitur sendet e vjedhura në Bjellorusi.

Nderkohë, The Times raportoi se disa pamje nga kamerat e sigurisë CCTV tregonin se disa ushtarë kishin dërguar sende të vjedhura si skuterat elektronike dhe laptopët tek familjarët e tyre në Rusi.

Pamje nga shtepia e bastisur e Vitaliy Sementes / Euronews Next

Sements është pronari i një kompanie logjistike në Ukrainë dhe ai tha se kishte lajmëruar autoritetet ukrainase rreth vendodhjes së kufjeve të tij të cilat ishin aktivizuar për herë të fundit më 9 prill.

Të tjera sende të tij me vlerë si një dron, një Nintendo Switch dhe disa palë këpucë ishin marrë gjithashtu.

“Është një ndjesi që nuk e kisha provuar kurrë më parë. Sikur dikush të futet brenda në shpirt,” – tha Sements rreth dyshimeve se ushtarë rusë mund t’i kenë hyrë në shtëpi e ti kenë marrë sendet e tij personale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024