Bajraktari: Në Donbas dhe Donjeck po zhvillohen luftime të përgjakshme
Konsulli i Ukrainës në Shqipëri, Bled Bajraktari thotë se në rajonin e Donbasit dhe Donjeckut po zhvillohen luftime të përgjakshme midis ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse.
Në “Euronews Albania”, Bajraktari tha se dikur këto territore quheshin ruso-folëse, teksa shtoi se Mariupoli ende nuk ka rënë plotësisht në duart e rusëve.
“Luftime të përgjakshme ka në Donbas. Në rajonin e Donjeskut janë disa fshatra dhe qyteza në të cilat po luftohet fort si dhe në rrethinat e Karkovit. Janë pikësynimet e Putin i cili do atë territor që dikur mund të quhej ruso-folëse. Sot atë territor po e kthejnë në ruso- urrejtje. Mariupoli është një nga pikat e nxehta. Mariupoli nuk ka rënë 100%, është batalioni Azov i cili mbahet në fabrikën metalurgjike”, tha ai.
Bajraktari shpreson në ulje të tensioneve dhe një armëpushim për të evituar sa më shumë humbjen e jetëve të civilëve.
LEXONI GJITHASHTU
- Rusia mund ta fitojë luftën në Ukrainë, thotë Xhonson
- Kush e kontrollon Mariupolin? Pretendimi i rusëve dhe reagimi i SHBA-së
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia