Obeziteti prek 16% të fëmijëve deri në 5 vjeç, sipas Ministrisë së Shëndetësisë
Vite më parë në Shqipëri të kishe një fëmijë topolak ishte kënaqësi për prindërit.
Tashmë, shëndeti i tepërt është kthyer në një problem. Prindërit i çojnë vetë fëmijët te dietologu.
Nutricionistja Diola Dosti thotë se klientela e saj po shtohet vazhdimisht me të mitur.
“Vijnë 10 fëmijë çdo muaj si klientë”, tha ajo.
Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 16% e fëmijëve deri në 5 vjeç janë mbipeshë. Me kalimin e viteve shtohet dhe tendenca për të shtuar kilet.
“Parametrat e mëlçisë së një 12-vjeçari janë si ato të një 50-vjeçari alkoolist”, u shpreh ajo.
Krahas problemeve të shëndetit, mbipesha ose obeziteti shpesh shoqërohen me probleme sociale, siç është bullizmi.
Bullizmi për peshën, qoftë ndaj vajzave ashtu dhe ndaj djemve, është më i përhapur në gjimnaz ose vitet e fundit të 9-vjeçares.
Sipas statistikave, tek fëmijët 7-10 vjeç, djemtë kanë më shumë prirje për të qenë mbipeshë ose obezë. Nisur nga kjo prirje ministria arsimit ka shtuar orët e fiskulturës dhe ka ndaluar ushqimet e pashëndetshme në shkolla.
A do të arrijnë këto masa të reduktojnë kilet e tepërta te fëmijët? Këtë do e shohim në vitet në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar
- 13:46 “Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
- 13:41 Vendosja e avionëve amerikanë në Bullgari, Irani paralajmëron sërish Sofjen: Përgjegjësit duhet të përballen me pasojat