Për herë të parë shumica e serbëve janë kundër hyrjes në BE, tregon sondazhi
Për herë të parë në dy dekada, numri i serbëve që janë kundër anëtarësimit në BE është më i lartë se sa i atyre që janë pro, tregon një sondazh i fundit.
Sondazhi i organizuar nga Ipsos dhe publikuar në gazetën ‘Blic’, tregon se 44% e të pyeturve janë kundër hyrjes në unionin evropian.
Në mbështetje të procesit të integrimit janë shprehur vetëm 35% e pjesëmarrësve.
Marko Uljarevic nga Ipsos i tha ‘Blic’ se kjo është hera e parë që numri i personave që janë kundër hyrje në BE i kalon ato që janë në favor.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se të dhënat janë të ngjashme me ‘gjendjen’ në partinë e tij.
Serbia ka aplikuar për të hyrë në BE në 2009. Bisedimet nisën në 2014 por tensioni mes Serbisë dhe Kosovës ka ngadalësuar procesin.
Edhe pse po kërkon të bëhet pjesë e BE, Beogradi ka lidhje të ngushta me Moskën.
Analisti politik, Nemanja Todoroviç Stiplija, kryeredaktor i European Western Balkans shprehet skeptik për sondazhin.
Sipas tij është bërë për të matur efektin mbi një vendim të mundshëm për të sanksionuar Rusinë.
Sondazhi u publikua pak kohë pasi ministri i Brendshëm i Serbisë, Vulin, i cili tha se vendi duhet të rishikojë synimet për të hyrë në BE për shkak të presioneve të Perëndimit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
- 00:39 Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit
- 00:08 Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 00:07 Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:06 Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon