Dështon armëpushimi për Pashkë, Rusia refuzon ofertën e BE-së
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Putin lidhur me vendosjen e një armëpushimi për Pashkë, por deri tani pa pasur sukses.
Trupat ruse kontrollojnë Mariupolin dhe vetëm pjesa ku ndodhet impianti Azovastal po u bënë atyre rezistencë.
Moska thotë se do të lejojë largimin e civilëve nëse rezistenca ukrainase dorëzohet, ndërsa autoritetet ukrainase thonë se bombardimi ndaj kompleksit vazhdon.
Kremlini deklaron gjithashtu se negociatat me Kievin janë në një pikë të vdekur.
“Negociatat janë bllokuar sepse një tjetër propozim, që merr parasysh qëndrimin e ukrainasve dhe që ne ua dërguam negociatorëve të tyre 5 ditë më parë ka mbetur pa përgjigje”, tha Sergei Lavrov.
Presidenti ukrainas vuri në dukje mungesën e vullnetit të Rusisë për një armëpushim në lindje të vendit për Pashkë dhe ritheksoi se Ukraina është vetëm fillimi, duke lënë të kuptohet se shtete të tjera do të sulmohen, si për shembull Moldavia.
Ndërkohë, pamje të reja satelitore konfirmuan zbulimin e një varri masiv në Mariupol. Në frontin verior, në Kharkiv, bombardimet vijojnë të godasin struktura civile, duke vrarë dhe plagosur njerëz.
Sidoqoftë, ofensiva kryesore është përqendruar në lindje, ku Rusia po përpiqet të dominojë rajonin e Donbasit, zonë e përfshirë nga lufta prej 8 vitesh.
Pak kilometra nga vija e frontit, banorët janë kapur mes mohimit dhe fatalizmit, teksa shohin trupat ruse të afrohen. Punonjësit e Kryqit të Kuq po ndihmojnë në evakuimin e kategorive më të cenueshme.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia