Romani “Pusulla të Verdha” i shkrimtares Vera Bekteshi fiton Çmimin “Kadare”

24 Prill 2022 | 10:18

Me romanin “Pusulla të Verdha” shkrimtarja Vera Bekteshi fitoi çmimin letrar “Kadare”. Në këtë libër, Bekteshi ka zgjedhur si subjekt refuzimin për të ndyshuar, duke sjellë në qëndër të rrëfimit personat me aftësi ndryshe.

Me këtë libër, Bekteshi u bashkohet botimeve të autorëve të tjerë fitues të Çmimit “Kadare”, që sapo kurorëzoi edicionin e shtatë.

Një aleancë grash, e cilësoi Belina Budini, dekane e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Arteve Liberale në UET dhe anëtare e jurisë së Çmimit Kadare për vitin 2022.

Votimi për romanin “Pusulla të Verdha”, zbuloi më tej Budini ishte unanim, ndërsa në jurinë e këtij edicioni vihej re një dominim i grave.

Çmimi “Kadare” është një prej çmimeve të rëndësishme në botën e letrave shqipe i cili ka nisur rrugëtimin që prej vitit 2015 dhe Bekteshi bëhet e para autore grua që e merr këtë çmim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026