93% e familjeve shqiptare kanë shtëpi, gjysma e ka ndërtuar vetë
Shtëpia mbetet zgjedhja e parë e shqiptarëve në investim e më pas vijnë të tjerat.
Një sondazh i Bankës Qendrore nxjerr se 93% e familjeve janë pronarë të banesës së tyre, pavarësisht nga të ardhurat që ato sigurojnë.
Vlera mesatare e pronës është 5 deri në 6 milionë lek, shifër e cila nuk del nga çmimi në treg, por nga çmimi që i kanë vënë në rast se do ta shesin.
Por si e kanë siguruar hipotekën familjet? Gjysma e tyre e kanë ndërtuar vetë, 34% e kanë blerë dhe pjesa tjetër e trashëgon. Nga këta, vetëm 1% e ka të dhuruar.
Studimi ka parë edhe shpërndarjen e pasurisë së familjeve në vend, e ndarë në pasuri materiale dhe financiare. Edhe këtu hendeku është i madh.
93% e pasurisë është e ngurtë, banesë, makinë, sende me vlerë e biznes, ndërsa 7 për qind është monetare, me llogari rrjedhëse, borxhe dhe depozita.
Në përfundim të studimit, del se pasuria mesatare e një familjeje shqiptare kap vlerën e 8.5 milionë lekëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:26 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar