Nuk duam të shohim luftë bërthamore, thotë ambasadori kinez në Shqipëri

26 Prill 2022 | 12:27

Ambasadori kinez në Shqipëri, Zhuo Ding është kundër përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia dhe luftës që po zhvillohet në Ukrainë.

Nga Universiteti i Korçës, Ding tha se askush nuk dëshiron të shohë luftë, e aq më pak një luftë bërthamore.

“Kjo temë është e madhe për mua dhe për të gjithë të pranishmit. Patjetër që nuk ka asnjë njeri që dëshiron të shohë luftë dhe sidomos luftën bërthamore. Për luftën atje, ne si diplomatë nuk e njohim gjendjen reale aty, por si diplomatë detyra jonë është për të nxitur paqen dhe për të nxitur bashkëpunimin”, tha Ding.

Sipas ambasadorit kinez, lufta do të dëmtojë paqen, ekonominë dhe sigurinë në botë. Ding nënvizoi se Rusia dhe Ukraina duhet të gjejnë një zgjidhje dhe të negociojnë për paqe.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi sot se ekziston mundësia që konflikti me Ukrainën të përshkallëzohet në përdorimin e armëve bërthamore.

Lavrov akuzoi gjithashtu presidentin ukrainas Volodimir Zelenski se shtiret në negociatat për paqe, duke e quajtur atë “një aktor të mirë”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026