Kim: Diversifikimi i energjisë s’mund të presë për shkak të luftës në Ukrainë

27 Prill 2022 | 10:20

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim thotë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

Sipas Kim, SHBA-të do të ketë një partnetitet të ngushtë me Shqipërinë për projektet rajonale që kanë të bëjnë me diversifikimin e energjisë.

Duke parë situatën ku Rusia dhe Ukraina janë në konflikt prej mb shumë se dy muajsh, Kim e sheh si të nevojshme ndërtimin e më shumë gazsjellësave.

“Të gjithë kemi parë që pushtimi i pajustifikuar nga ana e Rusisë ndaj Ukrainës, ka bërë të qartë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë. Madje, mbrëmë kemi parë se si Rusia ka kërcënuar dhe ka fikur dhënien me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë. Kemi nevojë që të kemi më shumë gazsjellësa. Shtetet e Bashkuara dhe Europa po përballen me një realitet të ri me sfida ushtarake, diplomatike dhe ekonomike”, tha diplomatja.

Deklaratën, Kim e dha këtë të mërkurë gjatë një takimi, zhvilluar me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE që janë të gatshëm për t’u përfshirë në projektet e Shqipërisë për eksportimin e energjisë.

Të pranishëm, ishin edhe kryeministri Edi Rama me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026