Doza e katërt nuk duhet të kryhet me të njëjtën vaksinë, thotë Alimehmeti

29 Prill 2022 | 08:12

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se doza e katërt kundër koronavirusit nuk duhet të aplikohet me të njëjtën vaksinë.

Për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Alimehmeti u shpreh se kjo e ngushton përgjigjen imunitare te pacientët.

“Nëse ne vaksinojmë në mënyrë të vazhdueshme me të njëjtën stimul imunitar, ndodh ajo që ne quajmë në gjuhë teknike, ngushtimi i përgjigjes imuintare dhe jo zgjerim i spektrit”, u shpreh Alimehmeti.

Ai tha se doza e katër aplikohet te pacientët mbi 80 vjeç, te grupmosha 60-79 vjeç të cilët kanë sëmundje imunitare, ndërsa për moshat e reja nuk rekomandohet.

Sipas Alimehmetit, doza e katërt nuk ka treguar siguri, duke iu referuar të dhënave në Izrael, shtet i cili po e aplikon.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022