Bordi i Transparencës rrit me 10 lekë çmimin e naftës

29 Prill 2022 | 13:47

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimin e ri për shitjen e naftës në vend.

Nga kjo e premte nafta do të shitet 243 lekë/litër nga 233 lekë që ishte caktuar në datën 27 prill.

Çmimi i shitjes me pakicë është rritur edhe për benzinën që do të shitet me 223 lekë/litër nga 213 që  shitej deri sot. Ndërkohë gazi do të shitet me 106 lekë për litër nga 104 lekë/litër.

“Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 29.04.2022, ora 18.00 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026