Më 13 maj rinisin bisedimet për targat, njofton Lajçak
Bisedimet e radhës për çështjen e targave do të zhvillohen më 13 maj.
Lajmi është dhënë nga Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Më vjen mirë të njoftoj se pas konsultimeve të mia me dy kryenegociatorët dje dhe sot, ne ramë dakord të vazhdojmë diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për çështjen e targave në Bruksel më 13 maj”, u shpreh Lajçak në një postim në Twitter.
Marrëveshja për targat e arritur në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë, skadoi më 21 prill.
Gjatë takimeve të fundit, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë nuk u pajtuan për ndonjë zgjidhje të përhershme për targat.
Ndërkohë në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë po zbatohet marrëveshja e vjetër për targat.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave të BE-së