Një jetë si artizan, 71-vjeçari rrëfen vështirësitë e ditëve të sotme
Meti Lila është 71 vjeç. Që herët në mëngjes ai çel dyert e kësaj shtëpize të vogël ku kalon gjithë ditën.
Nëpërmjet drurit krijon anijet e famshme të dikurshme që simbolizojnë qytetin e lashtë të Durrësit. Sot artizanët numërohen me gishtat e dorës por Meti nuk heq dorë nga pasioni që kishte që kur ishte fëmijë.
“Ishim kalamaj 7-8 vjeç, merrnim lëvozhgat e pishës dhe i gdhendnim, edhe luanim në ujë në det ku të ishte. 17 vjeç nisa të bëja dy anijet tregtare që kishim të asaj kohe Sazanin dhe Butrintin. Por e pashe që nuk kishte rezultat se nuk i merrte njëri, ndaj fillova të bëja anijet e lashta”, rrëfen artizani.
Dikur çdo gjë që krijohej nga artizanët pëlqehej, veçanërisht sepse bëhej me kujdes nga duart e mjeshtërve, Por sot industrializimi dhe prodhimi në seri i shumë objekteve e ka kthyer pllakën në një tjetër anë.
Përveç anijeve Meti e ka sfiduar veten që me drurin të krijojë dhe shumë objekte të tjera, dhe thotë se janë të huajt ata që vlerësojnë më shumë punën artizanale.
Edhe pse shumë njerëz kalojnë në këtë rrugicë, anijet që rrinë të ekspozuara jashtë, vetëm i kundrojnë pa shfaqur interes për t’i blerë.
Meti ka dashur ka dashur t’ia trashëgojë këtë zanat fëmijëve, por edhe ata nuk janë shumë të interesuar.
“Kanë ardhur shumë nxënës që vinin dhe shikonin. Ua jepja ndonjëherë makinerinë por nuk e kishin me qejf se ju dukej punë e bezdisshme”, tregon 71-vjeçari.
Fitimet e tij nuk janë si më parë, megjithatë kjo nuk e ndalon 71-vjeçarin të hapi derën e punishtes së tij edhe kur agjëron. Asgjë nuk ka ndryshuar për të, ai gjithmonë do të krijojë siç bënte kur ishte fëmijë edhe pse atëherë i mungonin shumë materiale. Sot jo vetëm Meti, por edhe shumë artizanë të tjerë përballen me këtë realitet, ku promovimi dhe interesi është gati i papërfillshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Korçë, Bashkitë kërkojnë qendra sociale për fëmijët me autizëm, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend