COVID-19 shtoi të sëmurët me tiroide në Shqipëri
Dëmet e COVID-19 në organizëm shkojnë përtej kohës së sëmundjes. Virusi ka shtuar dukshëm të sëmurët me gjëndrën e tiroides.
“Më merreshin mendtë, kisha djersitje gjatë natës, kisha dhimbje të fytit. Bëra analizat dhe dola me tiroide”, – thotë një pacient i ri në moshë, i cili pasi kaloi coronavirusin, mësoi se kishte tiroidit subakut ose pezmatim të tiroides.
Kjo është një ndër pasojat më të shpeshta post-COVID. Por në një kohë më të gjatë pasojë janë sëmundjet autoimune, kryesisht tiroidit Hashimoto dhe sëmundja Basidov.
Sëmundjet autoimune ndodhin kur sistemi imunitar gabimisht sulmon trupin. Hashimoto është sëmundja kur imuniteti sulmon gjëndrën e tiroides dhe ul prodhimin e hormoneve të saj.
“Ulja e funksioneve të tiroides bën që këta njerëz të jenë më të plogësht, më të lodhur, të kenë çrregullime të jashtëqitjes, ftohtë. Janë më të mbyllur dhe shpeshherë janë dhe shkaqet për depresion”, thotë doktor Eduard Spahiu, endokrinolog.
Hashimoto shfaqet kryesisht në moshat 30-40 vjeç. Në të gjithë botën, sipas statistikave kjo sëmundje ka prekur 10-12% të popullsisë, shumica gra.

Sipas mjekut Spahiu, mungesa e hormonit të tiroides mund të shkaktojë probleme në zhvillimin e fetusit në gratë shtatzëna.
Por a është i lehtë identifikimi i kësaj sëmundjeje autoimune? Mjaftojnë analizat e gjakut dhe sipas rastit një ekografi e gjëndrës tiroide.
Në të gjithë botën 30% e popullsisë vuan nga mungesa e jodit. Kjo mungesë konsiderohet shkaku kryesor i dëmtimeve të parandalueshme të trurit në nivel botëror. Në Shqipëri, në 2008 u vendos me ligj fortifikimi me jod i kripës.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar
- 13:46 “Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
- 13:41 Vendosja e avionëve amerikanë në Bullgari, Irani paralajmëron sërish Sofjen: Përgjegjësit duhet të përballen me pasojat