‘Fantazma e Kievit’, historia e pilotit legjendar të Ukrainës
Pilotët luftarakë të Ukrainës janë shumë më të shumtë se rusët dhe janë bërë legjendarë, pjesërisht falë historisë së “fantazmës së Kievit”.
Thuhet se ky hero ka rrëzuar deri në 40 avionë rusë, një arritje e pabesueshme kur merr parasysh bombardimet ruse.
Tashmë, Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës ka paralajmëruar në faqen zyrtare në Facebook se “fantazma e Kievit” është një legjendë, personazh i cili është krijuar nga ukrainasit dhe nuk ekziston në të vërtetë.
Në njoftim kërkohet që njerëzit të verifikojnë informacionet para se t’i përhapin.
Raportet e mëparshme tregonin se Stepan Tarabalka, 29 vjeç ishte përgjegjës për luftën e suksesshme ajrore. Autoritetet thanë se Tarabalka kishte vdekur më 13 mars dhe u nderua me një medalje Hero i Ukrainës pas vdekjes.
Forcat ajrore theksojnë se ky person nuk ka goditur 40 avionë dhe as nuk është “fantazma e Kievit”.
Ai përshkruan “Fantazmën e Kievit” si “një imazh kolektiv të pilotëve të brigadës së 40-të të aviacionit taktik të Forcave Ajrore, të cilët mbrojnë qiellin mbi kryeqytetin”, në vend të rekordit luftarak të një njeriu të vetëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit
- 14:17 Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore
- 14:08 Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
- 14:04 Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës