Zelenski rrëfen mizoritë ruse për shqiptarët

3 Maj 2022 | 13:12

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e nisi fjalimin e tij duke uruar Bajramin dhe duke kujtuar se që prej 24 shkurtit nuk kanë mundur të jetojnë në paqe.

Në një videomesazh për Kuvendin e Shqipërisë, ai foli për bombardimet ruse që janë duke marrë jetë të pafajshme, ndër to dhe jetë fëmijësh.

“Mariupoli është shkatërruar plotësisht. Nuk ka asnjë ndërtesë që ka ngelur,” – u shpreh presidenti ukrainas, i cili tha se të tilla skena janë të pranishme në çdo qytet apo fshat të vendit.

“Të moshuarit që i kanë mbijetuar pushtimit nazist thonë se nuk kanë parë mizori të tilla asokohe,” – shtoi Zelenski.

Presidenti rrëfeu se Rusia ka një mënyrë të veçantë të të luftuarit në kohë të ftohtë. Ndër të tjera ushtarët i detyrojnë ukrainasit të rrinë të shtrirë në tokë, me këpucë të mbushura me ujë.

Në Kuvend ishte i pranishëm dhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodimir Shkurov. Të gjitha tavolinat kishin të vendosur flamuj të Ukrainës, ndërsa të pranishmit u panë të prekur gjatë fjalimit të Zelenskit për mizoritë ruse.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor të cilit Volodimir Zelenski i drejtohet me një videomesazh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026