Qytetarët të ndarë pro dhe kundër kërkesës së Zelenskit për turistët rusë
Presidenti i Ukrainës në fjalën e tij që mbajti dje në parlamentin e Shqipërisë, kërkoi nga ne që të ndalohen anijet dhe turistët rusë.
Qytetarët shqiptarë ndahen në mendime për këtë çështje, por të gjitha ata mendojnë se presidenti rus, Vladimir Putin është fajtor për luftën në Ukrainë.
“Patjetër, sepse po vrasin njerëz të pafajshëm”, shprehet një i moshuar.
“Ukrainasit dhe rusët kanë ardhur vazhdimisht për plazh, por në këto raste që është një situatë e nxehtë besoj se duhet të ndalohen”, thotë një tjetër qytetar.
“Besoj se po, vetëm për solidarizim për luftën në Ukrainë pavarësisht se dëmton turizmin”, deklaron një i ri.
Ka edhe nga ata qytetarë që shprehen kundër, mes tyre dhe një turist i huaj që po viziton vendin tonë.
“Nuk është korrekte, jo të gjithë rusët mendojnë njësoj apo të jenë në anën e gabuar”, deklaron një turist i huaj.
“Pse t’i ndalojmë? A jemi të lidhur me të gjithë botën, le të vijnë. Putini duhet dënuar, ai i vrau fëmijët”, thotë një i moshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:26 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar