Fanella e Maradonës shitet me çmim rekord
Fanella e veshur nga Diego Maradona kur ai shënoi dy nga golat më të famshëm në historinë e futbollit u shit për 8.93 milionë dollarë duke shënuar një rekord të ri në shitjen e relikeve sportive, raporton Reuters.
Maradona veshi fanellën nr. 10 të Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës të vitit 1986 kundër Anglisë, ndeshje e luajtur në Meksikë.
Gjashtë minuta pas pjesës së dytë ai kaloi skuadrën në avantazh duke e goditur topin në rrjetë për atë që u bë i njohur si goli “Dora e Zotit”.
Katër minuta më vonë Maradona dribloi për të shënuar një gol të konsideruar si një nga më të mirët në historinë e Kupës së Botës.
Mesfushori i Anglisë, Steve Hodge, mori fanellën e Maradonës pas ndeshjes dhe njoftoi muajin e kaluar se do ta nxirrte në ankand. 19 vite ajo ka qenë e ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Futbollit të Anglisë.
Sotheby’s tha se blerësi ishte anonim. Shitja e fanellës së Maradonës u ndërlikua nga pretendimet se ishte fanella e gabuar, pretendime të publikuara nga vajza dhe ish-gruaja e Maradonës .
Shtëpia e Ankandit konfirmoi se ata përdorën teknologjinë për të siguruar origjinalitetin e fanellës.
Maradona, i konsideruar një nga futbollistët më të mirë në botë, vdiq në nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve