Zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në RMV, ende s’ka konsensus për datën e zgjedhjeve
Në Maqedoninë e Veriut këtë të diel janë regjistruar 62 të infektuar të rinj me Covid19, duke vazhduar trendin në rritje të ditëve të fundit. Nënkryetari shqiptar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zeqiri përmes llogarisë së tij në Facebook njoftoi se ka rezultuar pozitiv me Covid19. Përveç tij, të infektuar janë edhe bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre 3 muajshe.
“Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdesshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe t’i nënshtroheni testimit”, është shprehur deputeti.
Vetëm në 3 ditët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar rreth 150 raste të reja me COVID-19, kryesisht në Shkup, Tetovë dhe Shtip. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 2226, prej të cilëve 1552 janë shëruar, ndërsa 133 kanë ndërruar jetë.
Qeveria javën e kaluar vendosi të lehtësojë masat parandaluese duke hequr plotësisht kufizimin e lëvizjes dhe duke lejuar hapjen e bareve dhe restoranteve.
Ndërkohë, pas takimit të Këshillit të Sigurisë, presidenti Stevo Pendarovski vendosi të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për 14 ditë të tjera.
Kreu i shtetit tha se shpreson që partitë politike do të shfrytëzojnë këtë periudhë që të merren vesh për datën e re të zgjedhjeve.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut të cilat duhet të mbaheshin më 12 prill ishin shtyrë për shkak të pandemisë. Por ende partitë politike nuk po merren vesh për datën e re të zgjedhjeve, duke dështuar të gjejnë kompromis në dy takimet e përbashkëta.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 18:15 “Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit
- 18:09 Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja
- 18:03 Pentagonit po i mbarojnë fondet, Trump i kërkon ndihmë Kongresit. Kushte nga demokratët
- 17:52 Kreu i La Ligës: Koha e Infantinos me FIFA-n ka mbaruar, duhet të largohet