Opozita në RMV kërkon zgjedhje të parakohshme, paralajmëron bllokim të Kuvendit
Opozita në Maqedoninë e Veriut vazhdon të këmbëngulë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas fitores së VMRO DPMNE-së në zgjedhjet lokale.
Partia VMRO DPMNE nga 10 maji do të fillojë me bllokim aktiv të Kuvendit, ndërsa nuk përjashton edhe masa të tjera radikale.
Qeveria thotë se ka legjitimitet të plotë dhe nuk dëshiron zgjedhje tani për tani.
Masat që pritet të marrë opozita maqedonase planifikon bllokimin e të gjitha ligjeve që janë në procedurë, duke dorëzuar dhjetëra-mijëra amendamente teknike.
Gazetari i Euronews Albania Benjamin Arifi, nga Shkupi raportoi se të gjitha ligjet që do vendosen nga shteti do të jenë të bllokuara në Kuvend.
“Opozita e Maqedonisë nuk ka pranuar ultimatumet e VMRO DPNME, të cilët i kanë përcaktuar afatin deri më 10 maj për takimin mes liderëve ku do flitet vetëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nuk dihet nëse deri në këtë afat do ketë bisedime, për arsye se zyrtarisht nuk ka asnjë takim mes përfaqësuesve të VMRO/DPNME. Lëvizja Besa, Partia qeveritare shqiptare i është bashkuar nismës së bllokimit të kuvendit nga VMRO DPNME”, raportoi Arifi.
Me dorëzimin e këtij numri të madh të amendamenteve për çdo ligj, bëhet e pamundur shqyrtimi i tyre në Kuvend, pasi secili deputet i opozitës do të marrë fjalën për secilin amendament për 10 minuta, plus replika, duke e bërë fizikisht të pamundur kalimin e ligjit.
Kjo është një praktikë e përdorur edhe më parë nga partitë e ndryshme opozitare në Maqedoninë e Veriut, dhe shumicën e rasteve ka funksionuar, duke i ulur liderët e partive në një tryezë për të zgjidhur këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh