Evakuohen të gjithë civilët nga fabrika e çelikut në Mariupol
Kievi ka arritur të evakuojë të gjithë civilët nga fabrika e çelikut në Mariupol, diplomatët po bëjnë përpjekjet e tyre për të shpëtuar ushtarët nga bombardimet ruse.
Vullnetarët ukrainas po përgatiten për një rezistencë edhe më të madhe në qytetin e rrethuar të Severodidonesk.
Presidenti ukrainas Zelensky tha se operacioni për evakuimin e mjekëve dhe të plagosurve është shumë e vështirë, i cili po punon së bashku me ushtrinë e tij për këtë gjë.
“Ne po përgatisim fazën e dytë të misionit të evakuimit të plagosurve dhe mjekëve. Sigurisht, nëse të gjithë përmbushin marrëveshjet dhe nëse nuk ka gënjeshtra. Ne po punojmë për të evakuuar ushtrinë tonë. Të gjithë heronjtë që mbrojnë Mariupolin. Kjo është jashtëzakonisht e vështirë, por është edhe shumë e rëndësishme”, u shpreh Zelenski
Përveç Mariupolit, Rusia ka bombarduar sërish qytetin e Odessa-s në bregun perëndimor të Ukrainës, ku zjarrfikësit kanë punuar intensivisht për të shuar flakët. Kievi pretendon se ka fundosur një anije ruse.
Ndërsa ministria ruse e mbrojtjes tha se raketat me precizion të lartë kishin shkatërruar aeroplanët ukrainas në fushat ajrore në rajonet Artsyz, Odesa dhe Voznesensk dhe se raketat e saj Iskander kishin goditur pajisjet amerikane dhe evropiane pranë Kharkiv.
Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, synimi i Rusisë është të përfundojë pushtimin e Mariupolit që të jetë gati për festimet e Ditës së Fitores ndaj nazistëve më 9 maj.
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë