Rriten rastet me COVID-19 në RMV, izolohen disa funksionarë shtetërorë

1 Qershor 2020 | 14:50

Ndërkohë që partitë politikë në Maqedoninë e Veriut po diskutojnë për datën e zgjedhjeve, një valë e re infektimesh më COVID-19 ka pushtuar disa nga komunat e populluara me shumicë shqiptarësh.

Nënkryetari shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, së bashkë me familjen e tij kanë rezultuar pozitiv. 

Po ashtu një pjesë e funksionarëve të partisë LSDM janë vetëizoluar për shkak të kontakteve me persona që janë bartës. Në vetëizolim janë edhe ministri i Informatikës Damjan Mançevski, si dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Pikërisht ky i fundit në një intervistë për “Euronews Albania”, tha se, shtimi i numri të të prekurve ka ndodhur për shkak të lehtësimit të masave dhe mund të ketë ardhur dhe nga grumbullimet me rastin e festës së Bajramit.

Ndërsa për rastin e tij, ende nuk ka marrë përgjigje për testin e kryer sot, por është vetëizoluar pasi ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv.

“Mbrëmë jam mbyllur në shtëpi, kam njoftuar stafin e komunës dhe sipas protokollit të mjekësisë do të respektoj të gjitha rregullat”, tha z. Ganiu.

Për rastet në rritje në Komunën e Çairit, ai nënvizoi se, bëhet fjalë për një zonë me densitet të lartë popullsie pasi në një hapësirë prej 3.4 km katrorë jetojnë 75 mijë banorë, duke shtuar se hyn tek ato zona me numrin më të lartë të banorëve për metër katrorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026