Mungesa e vajit të lulediellit, RMV vendos të hapë eksportet me Shqipërinë

9 Maj 2022 | 15:28

Të martën Maqedonia e Veriut do të vendosë të hapë eksportet për vajin e lulediellit me Shqipërinë.

Mungesa e vajit ka rritur ndjeshëm çmimet e këtij produkti në tregun vendas, duke bërë që një 1 litër të shitet  381 lekë.

“Nesër Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë një vendim të rëndësishëm për çeljen e eksporteve të vajit të lulediellit për Shqipërinë”, u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Disa nga kontratat e kompanive vendase me importuesit u anuluan që prej nisjes së luftës në Ukrainë, vend i cili është një nga prodhuesit më të mëdhenj të vajit të lulediellit. (grafik)Rinisja e eksporteve të Maqedonisë së Veriut me vendin tonë për këtë produkt pritet të plotësojë mungesën që ka tregu.

“Qeveria maqedonase nesër shqyrton vendimin për lirimin e eksporteve për produkte të tilla, si të vajit të lulediellit, por edhe produkte të tjera që janë kryesish impute për prodhimin e produkteve finale në Shqipëri”, tha ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut Kreshnik Bekteshi.

Prej nisjes së luftës në Ukrainë, Maqedonia e Veriut ndaloi eksportin e vajit të lulediellit, miellit dhe drithërave me qëllim mbrojtjen e tregut vendas nga kërcënimet e mungesës së këtyre mallrave apo rritjes së çmimeve.

 

LEXONI GIITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026