Vuçiç flet për Kosovën: Duhet një zgjidhje e përhershme që të gjitha palët të fitojnë mjaftueshëm!

27 Shtator 2019 | 12:11

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, tha se për Kosovën duhet një zgjidhje e përhershme.

”Për problemin e Kosovës nevojitet një zgjidhje e përhershme, e cila duhet të arrihet në atë mënyrë që asnjëra palë të mos fitojë gjithçka, por mjaftueshëm. Kemi filluar të luftojmë për një zgjidhje të përhershme dhe presim që bota t’i kuptojë qëndrimet dhe argumentet tona, e të mos e mbështesë palën e kundërt, siç ka bërë nga viti 1999 deri në 2008-ën. Arritja e marrëveshjes me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve, është e rëndësishme për stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit”, tha Vuçiç.

Gjithashtu, gjatë deklaratës së tij, Vuçiç foli edhe për çështjen e taksës së vendosur ngaKosova ndaj prodhimeve serbe, e cila sipas tij i ka kushtuar deri tani Serbisë 350 milionë euro.

“Tarifa që vazhdon të jetë në fuqi ka vënë në rrezik edhe jetën normale, edhe dinjitetin eserbëve në Kosovë”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026