Gazetari Fevziu: Kalkulim politik, deklaratat e Ramës ndaj SPAK për Berishën

9 Maj 2022 | 17:17

Kryeministri Rama ka akuzuar SPAK-kun se nuk po vepron ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, veprim ky që është interpretuar si sulm i Ramës ndaj SPAK.

Gazetari Blendi Fevziu tha në studion e Euronews Albania se këtë nuk e sheh si sulm, e as si frikë të Ramës ndaj SPAK-ut, por si një lëvizje politike.

“Unë mendoj se është çështje krejtësisht politike. Rama as po kërcënon, e as po e sulmon e as është i trembur nga SPAK-u. Rama po përpiqet të kompleksojë SPAK-un për t’u dhënë atyre si target të mundshëm Sali Berishën dhe Ilir Metën”, u shpreh Fevziu.

Fevziu thotë se meqenëse Berisha dhe Meta do të jenë konkurentët më të fortë për Ramën në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, atëherë Rama po i godet që të dëmtohen edhe forcat e tyre politike.

“Duke pasur parasysh reagimin e SHBA-ve, shpalljen nën-grata e ka përcaktuar se dy konkurentët që mund ta dëmtojnë më shumë në zgjedhjet lokale janë Sali berisha dhe Ilir Meta, kështu që ai e ka nisur fushatën pasi goditja ndaj atyre mund të jetë edhe goditje ndaj forcave politike”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026