Ish-drejtori i Policisë Rrugore: Sot paguhem më shumë si shofer kamioni
Ish-drejtori i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti thotë se punonjësit e policisë në vendin tonë janë të keqpaguar.
Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Ahmeti u shpreh se është shumë i kënaqur me punën që bën në sektorin privat, si shofer kamioni.
Sipas tij, nëse sot do ishte komisar në Policinë e Shtetit, do merrte një pagë ditore prej 20 mijë lekësh të vjetra, që për të nuk mjafton.
“Shyqyr që nuk jam sepse në Policinë e Shtetit unë si komisar do merrja 20 mijë lekë të vjetra në ditë. Familjen time nuk e mbaj dot. Ai që të thotë se me rrogën e një komisari mban një familje prej 5 vetash, të gënjen. Janë të keqpaguar. Duke qenë i lirë unë arrij ta mbaj familjen time. Paguhem më shumë duke punuar shofer kamioni”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:29 Vokshi: Protesta nuk shuhet me fillimin e Botërorit, tani duhet t’i drejtohen me kërkesa Parlamentit
- 22:05 Tensione në protestë, gazetari tregon se cilave parti u përkisnin disa nga pjesëmarrësit
- 22:04 Propozimi i analistit për protestat: Efekti domino ka nisur, por qytetarët duhet të kenë platformë politike
- 21:47 Reagimi i Iranit për protestat, Bardhi-Ramës: Vetë i fute në debat
- 21:38 SHBA mes Izraelit dhe Iranit, Trump zbulon detaje nga telefonata me Netanyahun: E paralajmërova se…
- 21:27 Papa Leo në Spanjë, kërkon mbrojtje dhe integrim më të madh për emigrantët