Bankat me fitim, arkëtuan 156,6 milionë euro nga interesat dhe komisionet

10 Maj 2022 | 15:39

Bankat kanë fituar 27 milionë euro në tre muajt e parë të këtij viti.

Fitimet janë tkurrur me 13 milionë euro krahasuar me një vit më parë, për shkak humbjes në disa investime dhe rritjes së shpenzimeve për personelin.

Të ardhurat rezultojnë me rritje.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në total sektori arkëtoi për muajt janar, shkurt dhe mars 130 milionë euro.

Pjesa më e madhe e të ardhurave, 116 milionë euro vijnë nga interesat e kredive, ndërsa shpenzimet e bankave për interesat e depozitave që kanë individët dhe bizneset rezultojnë 16 milionë euro, 7 herë më pak se ajo që marrin nga interesi i huave.  

Vetëm nga komisionet dhe gjobat bankat kanë arkëtuar këtë periudhë 26,6 milionë euro.

Në fund të marsit niveli i kredive me probleme zbriti në 5,24% të totalit të portofolit.

Kredia e dhënë është 5,6 miliard euro, ku 294 milionë klasifikohet si hua që nuk është kthyer, nivel disa herë më i ulët se 1 miliard euro kredi e pakthyer që ishte 5 vjet më parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026