Sa milionë euro pritet të qarkullojnë në Tiranë nga finalja e Conference League
Gjatë finales së Conference League mes Romës dhe Fejnord që do të zhvillohet në 24 maj në ‘Air Albania’, në Tiranë pritet të qarkullojnë miliona euro.
Gazetari Gerti Çarçani tha në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania se rreth 150 mln euro pritet të qarkullojnë në Shqipëri gjatë ngjarjes së rëndësishme sportive që pritet ta kthejë Tiranën në kryeqytet të Europës.
“Vetëm me këtë finale sipas një projeksioni të UEFA-s parashikohet të qarkullojnë mbi 150 milionë euro për këto dy ditë në Tiranë”, tha gazetari.
Gazmend Malo, drejtor i marketingut në FSHF tha se vete stadiumi, që është pika kryesore e kësaj finaleje, po bën disa ndryshime në infrastrukturë për të pritur këtë ngjarje të rëndësishme.
“Është zgjeruar tribuna e mediave, ka një 4-5 fishim të kapaciteteve në të gjitha shërbimet. Një studio televizive është vendosur në tribunën jugore të përgatitur për këtë event, janë shtuar dy ekrane gjigante. Dy shkallë janë vendosur në tribunën kryesore, të nevojshme në varësi të protokollit të dhurimit të trofeut”, shpjegoi Malo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Finalja e Conference League, Kasmi: Deri tani nuk ka asnjë plan
- Presidenti i UEFA-s: Politika rrezikon finalen e Conference League në Tiranë
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit