Kasa: Rritja e çmimeve të hoteleve e pajustifikueshme, lumë akuzash nga tifozët
Zhvillimi i finales së Ligës së Konferencës në stadiumin “Air Albania” më 25 maj, ka sjellë një rritje të çmimeve të shërbimeve që ofrojnë hotelet në Tiranë.
Për kryetarin e Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa këto rritje çmimesh nuk janë të justifikuara
Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Kasa tha se me rritje të “çmendura” të çmimit mund të dëmtohet imazhi turistik i Shqipërisë.
Ai shtoi se mund të mos ketë një rast të dytë që vendi të mirëpresë një aktivitet të tillë, teksa tifozët e Romës dhe Fejnordit kanë lëshuar lumë akuzash në drejtim të UEFA-s.
“Unë e shoh në imazhin që i shkakton turizmit dhe destinacionit kjo rritje e çmendur çmimesh. Jemi kundër sepse është një rritje që nuk justifikon asgjë. Mund të rritet 3, 4 apo 5-fish por jo 20-fish. Dëmi që shkaktohet dhe imazhi që krijohet është shumë negative në vazhdimësi për sektorin e turizmit. Kam diskutuar me përfaqësues të federates, nuk do ketë më një rast të dytë sepse ankesat janë lumë nga tifozëria në drejtim të UEFA-s”, u shpreh Kasa.
Ndërsa, për ekspertin e ekonomisë, Igli Tola çmimi vendoset në bazë të kërkesës dhe ofertës.
Sipas tij, kur çmimet rriten në mënyrë abuzive, mund të ndërhyjë shteti, ndonjë autoritet ose ai që paguan më shumë do e përfitojë shërbimin e caktuar.
“Si çdo sektor tjetër në ekonomi, edhe sektori i hotelerisë funksionin në bazë të kërkesës dhe ofertës. Kemi një bum kërkesash, janë 20 mijë bileta por mund të ketë edhe numër më të madh tifozësh. Kemi një kërkesë mbi kapacitetin akomodues që mund të ketë Tirana. Ka konsumatorë të cilët do duhet të luftojnë me njëri-tjetrin për të siguruar një dhomë hoteli. Se kush do ta marrë e kush jo, bëhet në bazë të çmimit, ose do jetë shteti përcaktues, ose do jetë një autoritet që do e përcaktojë çmimi ose ai që oferton më së shumti do ketë më shumë mundësi. Parimisht, ekonomia shqiptare nuk humb”, tha Tola.
LEXONI GJITHASHTU
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës