Ukrainasi i bllokuar në Azovstal kërkon ndihmë nga Elon Musk: Nëse jo ti, kush?
Një komandant ukrainas i cili është i izoluar me luftëtarë të tjerë në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, i ka bërë thirrje personalisht Elon Musk për t’i ndihmuar ata të largohen nga qyteti.
“Njerëzit thonë se ju vini nga një planet tjetër për t’i mësuar njerëzit të besojnë në të pamundurën. Planetet tanë janë pranë njëri-tjetrit, pasi unë jetoj aty ku është pothuajse e pamundur të mbijetosh. Na ndihmo të dalim nga Azovstal në një vend ndërmjetësues. Nëse jo ti, atëherë kush? Më jep një sugjerim”, ka shkruar Volina, raporton BBC.
Qindra marinsa janë mbrojtësit e fundit ukrainas që strehohen nga bombardimet e rënda ruse në bunkerët e nëndheshëm nëzonën e çelikut, Azovstal.
Elon Musk deri më tani nuk ka reaguar për lutjen e komandantit ukrainas.
Të gjitha përpjekjet për të evakuuar luftëtarët ukrainas, ku shumë prej tyre janë plagosur rëndë, deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.
Megjithatë, ditët e fundit qindra civilë janë lejuar të largohen nga vendi.
LEXONI GJITHASHTU
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë