Mungesa e vajit të lulediellit, Kristuli: Mund të kemi kombinime vajore në treg

13 Maj 2022 | 08:29

Përfaqësuesi i Unionit Tregtar Agro-Ushqimor Theodor Kristuli thotë se në treg mund të ketë mungesë të vajit të lulediellit për shkak të bllokimit në Ukrainë dhe Rusi, dy vende që kanë 80% të prodhimit botëror.

Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Kristuli u shpreh se një ndër zgjidhjet që mund të gjejë tregu është kombinimi vajor.

“Për vajin mendoj se do jetë situatë e vështirë. Mund të jetë kombinimi që të shikohet alternative për lloje të tjera vajrash. Vaji i lulediellit, 70% të prodhimit botëror e prodhon Ukraina, 10% e prodhon Rusia, pra 80%. Në detin Ozov shkarkohet 80% e prodhimit botëror të vajit të lulediellit dhe kjo sot ështëe  bllokuar. Nuk ka mbjellje të re. Sa të bëhet ristrukturimi global do njëfarë kohe që të shikohet shpërndarja. Do ketë vështirësi”, tha ai.

Sipas tij, kombinimet e vajrave të cilat janë brenda normave janë totalisht të ligjshme. Por, nëse do ketë abuzime, organet shtetërore duhet të reagojnë, shtoi Krisutli.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022