Brukseli përpiqet të gjejë rrugëdalje ndaj bllokadës ruse në portet e Ukrainës
Brukseli është në punë e sipër për të gjetur një zgjidhje ndaj bllokadës ruse në portet e Ukrainës.
Kievi është prodhuesi më i madh i grurit në Europë dhe një prej furnizuesve kryesorë të Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Por, bllokimi i porteve në Detin e Zi nga Rusia e ka bërë thuajse të pamundur eksportin e mallrave përmes rrugëve detare.
Sipas një artikulli të Euronews, Komisioni Europian po përpiqet të gjejë një zgjidhje, ku mes të tjerash i ka kërkuar disa aktorëve kyçë në treg të dërgojnë kamionë dhe tren mallrash për të ulur kohën e pritjes në pikat kufitare e cila shkon mesatarisht nga 16 deri në 30 ditë pritje.
Komisionerja e BE-së për Transportin, Adina Valean, pohoi se gjetja e një zgjidhjeje nuk do të jetë e lehtë.
“Nëse e dimë se Ukraina do të duhet të nxjerrë 20 milionë tonë grurë në tri muaj, dhe duke llogaritur sa mund të transportohet me vagonë apo kontejnerë, atëherë rezultati është se duhet lejuar kalimi i rreth 10 mijë vagonëve dhe kontejnerëve në tre muaj”, tha Valean për Euronews
“Prandaj është shumë e vështirë, pasi na duhet të rrisim kapacitetet dhe efikasitetin e operacioneve në mënyrë që të vejmë në punë një numër aq të madh vagonësh dhe kontejnerësh për të kryer transportin e grurit”, shtoi ajo.
Anije të shumta ruse janë të vendosura në Detin e Zi dhe Detin Azov, çka do të thotë se anijet ukrainase nuk largohen dot as nga porti i Odesës dhe as i Mikolaivit, edhe pse janë ende nën kontrollin e forcave ukrainase.
Nga ana tjetër, sistemi hekurudhor i Ukrainës nuk përputhet me pjesën tjetër të Europës, duke e vështirësuar edhe më tej këtë sipërmarrje të Komisionit, por mungesa e furnizimit me grurë në terma afatgjatë do të sillte pasoja shkatërrimtare mbi çmimet në mbarë botën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës